Zyrtare/ Adriatik Llalla drejt prangave

Më datë 15.03.2018 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës se Parë Durrës ka regjistruar procedimin penal nr 447 të regjistruar në ngarkim të Adriatik Llallës për veprat penale të “Refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurisë, interesave private të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për për deklarim”.

Gjithashtu Llalla po hetohet edhe për veprën penale të “Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi”, çka ngre dyshime të forta se ish-Prokurori i Përgjithshëm mund të jetë ndaluar dhe kapur në flagrancë me një shumë mbi 10 mijë euro në kufi, çka e bën të detyrueshëm deklarimin e parave në pikat kufitare.

Nuk dihet se kur dhe nga cili organ mund të jetë bërë një gjë të tillë, por fakti që Prokuroria e Durrësit po e heton edhe për këtë akuzë, është një element mjaft domethënës.

Veprat e tjera penale për të cilat po hetohet Llalla janë ato të “Pastrimit të produkteve të veprës penale “ dhe të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga nenet 257/a, 179/a, 287 dhe 248 të Kodit Penal./CNA.al