ZBULOHET DATA, RAMA DREJT BERLINIT I FTUAR NGA ANGELA MERKEL

Dy javët e ardhshme do të jenë të ngjeshura me takime qe lidhen me fatin e negociatave të Shqipërisë me BE, por edhe me ecurinë e Procesit të Berlinit në Ballkanin Perëndimor si dhe verifikim te rezultateve te deritanishme të reformës në drejtësi dhe fillimit të kulturës së ndëshkueshmërisë të kërkuar nga Angela Merkel që në korrik të 2015.

Përveç Mogherinit që do të vijë të martën Tiranën do ta vizitoje ne 23 prill edhe Presidenti i Këshillit, Donald Tusk.

Pasi të ketë mësuar edhe formulimin e rekomandimit te Komisionit Evropian, kryeministri Rama do të udhëtojë drejt Berlinit më 25 prill i ftuar në takim zyrtar nga kancelarja gjermane Angela Merkel, raporton Ora News.