VIDEO/ Mustafa Nano: Deputetët e PD në sallën e gjyqit mjet presioni

Gazetari Mustafa Nano është shprehur se prania e deputetëve të PD-së në sallën e gjyqit do të shërbente si një mjet presioni ndaj trupit gjykues në çështjen e 23 të ndaluarve për protestën në Rrugën e Kombit.

Nano deklaroi në studion e emisionit “Opinion”, se nuk është dakord me vendimin që ka marrë qeveria për të vënë një taksë të këtij niveli në këtë rrugë.

Ai tha se kjo është një procedurë e pastudiuar, për të cilën nuk është thelluar njeri.

Për të, një taksë të tillë, kryeministri Edi Rama e ka vendosur në bashkëpunim me koncesioanarin.