VIDEO/ Momenti kur Edi Paloka tenton të qëllojë kryeministrin me televizor

Tensionet në Kuvend ditën e sotme arritën deri në përplasje mes deputetëve. Deputetët e opozitës qëlluan me ujë dhe vezë mbi kabinetin qeveritar, por një përgjigje ka ardhur dhe nga ministri Bushati.

Por në një moment deputeti Edi Paloka, është filmuar duke marrë televizorin që shërben për të matur kohën dhe ka tentuar që të qëllojë mbi qeverinë.

Ky është një moment që nuk është kapur dot nga kamerat në transmetim Live, por kjo video është bërë publike vetëm pak minuta më parë.