VIDEO/ Me 176 km/h në autostradën Tiranë-Durrës. Policia pezullon 15 Leje Drejtimi për shpejtësi të rrezikshme.

Policia Rrugore njofton se pavarësisht masave të shtuara të kontrollit në rrugë në drejtim të konstatimit të shkeljeve si shpejtësia mbi normat e lejuara apo drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit, përsëri në fundjavë dhe jo vetëm evidentohen raste ku shpejtesia e konstatuar i tejkalon jo vetëm kufijtë maksimale të lejuar por arrin në limite të frikshme të cilat janë rrezik potencial për jetën e vetë përdoruesve dhe të tjerëve në rrugë.

Në autostradën Tiranë-Durrësit janë ndaluar automjete që lëviznin me 163 km/h. 173 km/h dhe 176 km/h, të cilët janë kapur nga drageri. Për shkelësit janë pezulluar 15 Leje Drejtimi për shpejtësi të rrezikshme.

“Shpejtësi të tilla në kushte të erresirës dhe në rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar është deri në 90 km/h, janë përtej çdo mundësie për të pasur kontrollin e mjetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

VID-20180414-WA0001

Siguria Rrugore/Policia Rrugore e Tiranes kontrolle me Radar ne rrugen interurbane Tirane -Durres.Edhe pse kontrollet e Policise Rrugore te Tiranes jane intensifikuar dite pas dite ne drejtim te konstatimit te shkeljeve si shpejtesia mbi normat e lejuara apo drejtimi i mjetit nen efektin e alkoolit perseri ne fundjave dhe jo vetem evidentohen raste ku shpejtesia e konstatuar i tejkalon jo vetem kufijte maksimale te lejuar por arrin ne limite te frikshme te cilat jane rrezik potencial per jeten e vete perdoruesve dhe te tjereve ne rruge.163 km/h. 173 km/h. 176 km/h.15 Leje Drejtimi te pezulluara per shpejtesi te rrezikshme per perdoruesit e rruges.Shpejtesi te tilla ne kushte te erresires dhe ne rruge ku shpejtesia max e lejuar eshte deri ne 90 km/h, jane pertej çdo mundesie per te patur kontrollin e mjetit.#respektonirregullateqarkullimitrrugor

Posted by Policia e Shtetit on Friday, April 13, 2018

Pezullohen 13 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit
Gjatë kontrolleve të kryera, policia rrugore ka konstatuar dhe arrestuar drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi.

Konkretisht :

– Në rrugën “Xhorxh Ë Bush” shtetasi me iniciale Sh.R., 57 vjeç, u verifikua se drejtonte motomjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.59 mg/l.

– Në rrugën “Ibrahim Rugova” shtetasi me iniciale E.B., 21 vjeç, u verifikua se drejtonte mjetin nën efektin e alkolit në masën 0.56 mg/l.

– Në rrugën “Xhorxh Ë Bush” shtetasja me iniciale I.D., 37 vjeçe, u verifikua se drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.52 mg/l.

– Në rrugën “Selim Brahja” shtetasi me iniciale A.T., 20 vjeç u verifikua se drejtonte mjetin i papajisur me leje drejtimi.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor duke kontribuar në rritjen e sigurisë së jetës në rrugë.