VIDEO/ Berisha i revoltuar në mbledhjën e PD-se: Mosbindje civile deri ne përmbysjen e tij

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje për mosbindje civile deri në përmbysjen e qeverisjes Rama. Në një moment Berisha godet me dorë tavolinën ndërsa në fund të fjalimit, deputetët e PD e duartrokasin.

Ditë për ditë ku të na teket, ku të vendosim, ku të duam, t’i motivojmë njerëzit dhe të kemi një drejtim, një staf që do drejtojë mosbindjen civile deri në përmbysjen e tij. Mirënjohje të thellë lumjanëve që bënë një shkundje, një tërmet, në vetëdijen tonë për t’u ngritur deri në ditën e fitores“, thotë Berisha.

Nga diskutimet e opozites se bashkuar!

Posted by Partia Demokratike e Shqipërisë on Monday, April 2, 2018

Menjëherë Monika Kryemadhi shton se banorët e Vorës, Kamzës, Durrësit dhe Elbasanit do të jenë prezent dhe në gatishmëri 24 orë në 24.

Opozita është e vendosur për të qëndruar e palëkundur përpara gjykatës dhe të kërkojë rrëzimin e Ramës dhe qeverisë së tij.