Ujërat e zeza ndotin liqenin e Pogradecit

Ujërat e zeza ndotin liqenin e Pogradecit. Janë të paktën dy pika përgjatë vijës liqenore të qytetit të cilat ujërat e bardha e të zeza i derdhin në liqen ashtu siç bëjnë të njëjtën gjë edhe dy lumenjtë e qytetit, ai i Starovës dhe i Vërdovës. Një situatë e tillë vijon kështu prej ditësh dhe shkakton shqetësim tek banorët, të cilët tregojnë se ndotja arrin kulmin në sezonin turistik.

Në lidhje me situatën e krijuar, është pranuar edhe nga shefi i kabinetit të bashkisë, Ermir Pashollari i cili i kontaktuar me telefon bën me dije se e gjithë kjo vjen si pasojë e defekti por nga ana tjetër siguron se gjendja do të normalizohet përpara nisjes së sezonit të ri turistik.