Tubimi i paligjshëm, ja sa vite burg rrezikojnë Basha-Kryemadhi & Co

Policia e shtetit ka proceduar penalisht për disa vepra penale një numër të konsiderueshëm përfaqësuesish të opozitës si dhe përkrahësit e tyre, për sa i takon bllokimit të disa ditëve më parë të rrugëve në disa akse të vendit.
Ndër veprat penale për të cilat i ka paditur policia përfaqësuesit e lartë të opozitës, mes të cilëve janë edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha, si dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, janë ajo e pjesëmarrjes në tubime të paligjshme, si dhe bllokimi i rrugës së automjeteve.
Vepra e parë penale, parashikon nga një dënim me gjobë deri në një dënim maksimal me një vit burg.

Më i rreptë është ligji për sa i takon bllokimit të rrugës duke penguar qarkullimin e automjeteve.
Në këtë rast parashikohet nga dënim me gjobë deri, në katër vite burg.
Deputetët e proceduar, ndër të cilëve ka edhe emra të njohur opozitarë si Flamur Noka, Kejdi Mehmetaj, Oerd Bylykbashi, etj, në rast se hetohen dhe shpallen fajtorë për një vepër të tillë, sipas Kodit Penal mund të burgoseshin deri në një maksimum prej katër vjetësh, në rast se Parlamenti vendos që t’ua heqi imunitetin që i mbron nga arrestimet.