“Trump është një llum”, De Niro sërish kundër presidentit amerikan

Robert De Niro vazhdon të dëshmojë se ai nuk është aspak një mbështetës i presidentit Trump dhe ashtu si në fillim edhe tani vijon të artikulojë deklarata të forta kundër kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Në një video të publikuar në instagram nga Huffingtonpost, aktori ka folur në festivalin e filmit Tribeca, duke mos i kursyer fjalët fyese për Trump, të cilën këtë radhë e quan një llum.

Më herët, De Niro ishte shprehur për Trump se ka një gojë të madhe, se është një idiot, një qen, një derr e madje se do donte ta grushtonte në fytyrë. / Opinion.al