Autori u arrestua nga policia pak orë pas krimit, ndërsa gjatë kontrollit policia i gjeti armen e zjarrit tip automatik, e dyshuar që është përdorur për kryerjen e krimit.
23-vjeçari u shoqërua në Komisariatin e Policisë Tropojë për veprime të mëtejshme dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Informacion nga ana e policise:
Tropojë.
Policia arreston në kohë reale autorin e ngjarjes së ndodhur orë më parë ku mbeti i vrarë shtetasi R.A.
Efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit;
– S. R, 23 vjeç, banues në fshatin Luzhë.
Gjatë kontrollit këtij shtetasit ju gjetë dhe sekuestrua arma zjarrit tip automatik, e dyshuar që është përdorur nga autori.
Shtetasi S.R është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Tropojë për veprime të mëtejshme.