Thellohet përçarja në LSI/ Përplasje dhe largime

Dy ditë më parë CNA.al raportoi për përplasje dhe largime brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Gjithçka ndodhi pas ngjarjeve të fundit, pasi LSI i është bashkuar aksionit opozitar kundër qeverisë.

Përplasjet u thelluan më tej ditën e djeshme, kur dy deputetë të LSI-së, thyen urdhërin e Kryemadhit për bojkot parlamentar dhe moren pjesë në takimet e komisioneve parlamentare.

Ndërkohë që prej disa muajsh LSI po përballet me largimet e këshilltarëve bashkiakë në rrethe dhe bashkimin e tyre me Partinë Socialiste, ditën e djeshme, CNA.al raportoi se 3-4 deputetë të kësaj force politike pritet ti bashkohen Partisë Socialiste.

Po ashtu edhe sot, janë raportuar të tjera përplasje brenda partisë së Kryemadhit. LSI ka dorëzuar sot në Kuvend kërkesën për përjashtim e Ramës nga seanca e nesërme parlamentare, por mësohet se një kërkesë e tillë është refuzuar nga të pakten tre deputetë të LSI.