TENSIONOHET SITUATA PARA DREJTORISË SË POLICISË, DHJETRA PROTESTUES VËRSHOJNË BRENDA AMBIENTEVE

Është tensionuar situata te Drejtoria e Policisë së Tiranës ku qindra qytetarë po protestojnë për lirimin e kuksianëve të arrestuar gjatë natës, disa prej të cilëve janë sjellë në Tiranë.

Dhjetra protestues kanë arritur të hyjnë në ambientet e Drejtorisë së Policisë duke thirrur njëzëri “Lironi qytetarët e arrestuar” dhe “Lironi vëllezërit tanë”.

Protestuesit nuk kanë shkaktuar incidente por i kanë cilësuar arrestimet si rrëmbim të personit.