Shfrytëzimi i fëmijëve, zv/ ministrja Jaku: Forcojmë bazën ligjore

Qeveria do të miratojë një vendim të ri për identifikimin e fëmijëve që shfrytëzohen ekonomikisht në rrugë. Zëvendës ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ardiana Jaku tha se ky vendim është duke u hartuar bashkë me OSBE-në.
Përmirësimi i procedurave për identifikimin, ndihmën e menjëhershme dhe referimin e fëmijëve të shfrytëzuar ekonomikisht, përfshirë fëmijët në situatë rruge qëndron në thelb të një projekt-vendimi të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, i cili është hartuar me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Ky projekt-vendim, i cili synon forcimin e kuadrit ligjor rreth të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijëve në vend, qe në qendër të një konsultimi publik të mbajtur me pjesëmarrjen e institucioneve përkatëse dhe organizatave të shoqërisë civile, i cili u organizua bashkërisht nga Prezenca dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në kuadrin e veprimtarive të mbajtura me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve në Situatë Rruge
Zv/Ministrja Ardiana Jaku
Prezenca është një partner afatgjatë në përpjekjet për zhvillimin e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në Shqipëri. Jemi krenarë që e mbështesim këtë konsultim të gjerë. E vlerësojmë udhëheqjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe angazhimin e vendosur dhe të qëndrueshëm të shoqërisë civile në këtë përpjekje të vazhdueshme. Nuk mjafton vetëm të kemi politika dhe procedura të strukturuara mirë, në se ato nuk mbështeten prej burimeve dhe buxheteve të përshtatshme dhe nëse nuk përdoret qasje ndërsektoriale.
Zëvendëskryetari i Prezencës së OSBE-së, Robert Wilton