Seria A/ Roma pret Fiorentinen, Juventusi kërkon fitorën në trasfertë. Sot luhet edhe derby i Xhenoves

Sot luhet java e 31-të e kampionatit italian. Kryesuesja, Juventuesi luan në trasferte kundër Beneventos, skuadra që ndodhet në vendin e fundit. Mbas humbjes së shpresës për të vazhduar me tej në Champions League, skuadra e drejtuar nga Masimiliano Alegri kerkon ti largohet Napolit në vend të dytë dhe ti afrohet me shumë titullit kampion.

Skuadra e Romes kerkon një fitorë sot në “Olimpico” përballë Fiorentines e cila po kalon një formë shumë të mirë dhe kte gjë e tregojnë edhe rezultatet. Roma kerkon fitoren që të mbajë vendin e tretë, i cili i lejon kualifikimin direkt ne Champions League vitin e ardhshëm.

Sonte në orën 20:45 luhet derby i Xhenoves ku përballë do të jenë Sampdoria dhe Xhenova. Skuadra e drejtuar nga Marko Xhiampaolo kërkon pikë për Europa League, kurse skuadra e drejtuar nga Davide Ballardini kërkon pikë për mbijetesë.

Ndeshjet e sotme:

  • 15:00 Benevento – Juventus
  • 18:00 Roma – Fiorentina
  • 18:00 SPAL – Atalanta
  • 20:45 Sampdoria – Xhenova