Sadiku luan 30 minuta në fitoren e Levantes

Levante ka fituar duelin e mbijetesës ndaj Las Palmas në shifrat 2-1. Në këtë ndeshje u aktivizua për 30 minuta edhe Armando Sadiku.Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare u hodh në fushë në minutën e 63-të në vend të Pacinit, kur rezultati ishte fiksuar në shifrat 1-1.

Për vendasit zhbllokoi rezultatin Koke në minutën e 30-të, ndësa në të 50-ën barazoi Garcia. Për Levanten u vështirësua gjithçka në minutën e 86-të, kur Koke u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, megjithatë vendasit arritën të shënonin një gol mjaft të bukur me Campana në minutë e dytë shtesë.

Me këtë sukses Levante shkon në kuotën e 31 pikëve, 8 më shumë se Deportivo La Coruna që pozicionohet në zonën ftohtë.