Ruçi mbledh Byronë/ A do të përjashtohet Rama për vargjet banale?

Me kërkesë të grupit parlamentar të LSI, Gramoz Ruçi ka vendosur të thërrasë sot në orën 18:00 Byronë Parlamentare. Deputetët e LSI kërkojnë përjashtimin me një javë të Kryeministrit Edi Rama nga seancat plenare me argumentin se ka përdorur një fjalor prej rrugaçi.

“Të përjashtohet Edi Rama për fjalorin fyes ndaj shqiptarëve. Ai foli në Kuvend me një gjuhë prej rrugaçi. Nuk është hera e parë që Edi Rama flet si rrugaç në Kuvend”, thuhet mes të tjerash në kërkesën e LSI-së dërguar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Sakaq, kuvendi bëri të ditur se mbledhja për të shqyrtuar këtë kërkesë mbahet sot pasdite në 18:00.

Të enjten e kaluar Kryeministri Edi Rama habiti jo pak me vargjet në kontekst banal se populli nuk ngrihet. Dhe prej asaj të enjte në fakt gjithçka mori rrjedhë tjetër. Por mbetet për tu parë se çfare do vendosë sot Byroja per Ramën.