“Rruga e Kombit”/ Rama: Ju kërkoj përsëri falje banorëve të zones

Nga Kuvendi, Edi Rama ka pranuar se sistemi I pagesës së tarifës në rrugën e kombit nuk do të nisë pa adresuar problemin e banorëve.

Fjala e Ramës:

Nuk kemi patur intuitën e duhur për të kuptuar domosdoshmërinë e sqarimit të gjithë kësaj çështjeje, përpara se të vendosej sistemi io taksës. Përse nuk e kemi bërë? Çfarë intuite na duhej që nuk e patëm?Dhe përse kam përgjegjësi unë i pari, për akumulimin e kësaj pakënaqësie.?

Sepse pa dashur aspak të justifikohem, u kam kërkuar ndjesë publike banorëve të zonës, dhe do t’ua kërkoj deri në fund sa herë të flas për këtë teme, por nuk kemi qenë aspak të përgatitur për çfarë mund të krijonte një risi e tillë nga pikëpamja psikologjike për njerëzit e painformuar dhe të vendosur në shenjestrën e të tjerëve, opozitës dhe jo vetëm, për t’u përdorur mish për top.

Kërkohen gjashtë muaj pas fillimit të pagesës për të nxjerrrë të dhënat dhe për të trajtuar me një sistem të veçantë përdoruesit e shpeshtë.

Ne jemi duke vazhduar të punojmë që edhe procesi jetik i mirëmbajtjes së rrugës të bëhet, edhe problemi i banorëve të adresohet.

Ne nuk do të fillojmë sistemin e pagesës, pa dhënë zgjidhjen më të mirë të mundshme për atë zonë.