Rama vizë të kuqe kryebashkiakëve, nuk do të rikandidojnë në zgjedhjet e 2019

Askush nuk e ka vendin e sigurt dhe shumica e kryebashkiakëve nuk do të rikandidojnë. Ky pohim është bërë nga kryeministri Edi Rama. E para se shumë kryetar bashkish janë në mandatin e tretë dhe nuk do të mund të rikandidojnë dot më, ndërsa e dyta është se përveç kandidatëve që u mbaron mandati të rrezikuar janë dhe kandidatët që janë më dy mandate.

Kryeministri prej kohësh ka nisur monitorimin e kryebashkiakëve të majtë mbi performancën.

Sipas informacioneve të gazetës “Sot”, kreu socialist Edi Rama, ashtu si dhe në takimin e mbajtur në Vlorë të shtunën, ka porositur të gjithë bazën socialiste që të fokusohet në maksimum tek zgjedhjet vendore. Kjo për faktin se, sipas porosive të kryeministrit, këto zgjedhje do të shërbejnë si një tjetër tregues force i Partisë Socialiste ndaj Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Por përveç kësaj porosie, kryeministri i ka kërkuar bazës që të nisë nga puna edhe për përzgjedhjen e emrave të mundshëm që do mund të nominohen për të garuar në zgjedhjet vendore.
Po ashtu, është mësuar se Rama ka qenë i prerë me drejtuesit e degëve të Partisë Socialiste dhe bazës, pasi iu ka kërkuar atyre që emrat që do të nominohen për kandidatë Bashkish duhet të përzgjidhen me kujdes dhe se ata duhet të jenë njerëz me integritet që gëzojnë të gjithë respektin e banorëve të zonës.