Rama nesër në Shkodër, diskutim me biznesin e vogël për TVSH-në

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e nesërme një vizitën në qytetin e Shkodrës, ku temë diskutimi do të jetë dhe vendosja e TVSH te biznesi i vogël, një temë që ka ngjallur tepër debate mes palëve politike.

Kryeministri Rama do të jetë në mesditë në një panel me bizneset e vogla për të diskutuar për TVSH, gjatë Panairit të parë Rajonal të Punës për Shqipërinë.

Programi për të shtunën, në Shkodër
Ora 09:00 nisja nga Tirana

Ora 10:30 Inaugurimi i Qendrës Multifunksionale/ MFE

Ora 11:00 Çelja e Panairit te pare Rajonal te Punës për Shqipërinë (vendi: Shkolla Industriale)

Ora 12:00 Panel me bizneset e vogla për te diskutuar për TVSH-ne

Ora 13:00 Dreke me bizneset e vogla ne Shkodër

Ora 14:30 Dëgjesa me minoritetin serb dhe malazez

d.co.