Rama: Lirimin e kuksianëve mos ma kërkoni mua

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim virtual (video-ëall) me disa banorë të Kukësit deklaroi se tarifa e Rrugës së Kombit nuk do të nisë pa u zgjidhur një herë e mirë problemi i banorëve. “Do të krijojmë lehtësirat për banorët, më pas do të hapet pika e tarifimit”, deklaroi ai duke shtuar. “Edhe nëse koncensionari e rregullon që nesër pikën e tarifimit, ne nuk do ta vendosim në punë pasi nuk dua të bie më në kurthin e manipulimit të banorëve”, tha Rama. Sipas tij do të duhen dy muaj punë për ta zgjidhur kete ceshtje.

Ndërsa i pyetur për takimin e munguar me kryetarin e bashkisë së Kukësit, Rama tha se “nuk e kam takuar sepse ai nuk është distancuar nga dhuna. Ai (Bashkim Shehu) tha se unë jam terhequr nga tarifa dhe kërkoi të liroj njerëzit. Unë i them atij dhe kujdo tjetër se jemi shtet me kushtetutë e ligje dhe pushtetet janë të ndara. Kush ndalohet e kush gjykohet nuk është vendimarrja ime. Organet ligjzbatuese bënë detyrën e tyre, thirrja për të liruar protestuesit është nisur në adresë të gabuar”.

Rama u përgjigj edhe pyetjes së çfarë do të ndodhë me Aeroportin e Kukësit.

“Aeroporti i Kukësit do të hapet dhe do të bazohet tek fluturimet me çmime të ulëta, që në aeroportin e Rinasit janë të pamundura. Nëse të gjithë ata që janë nga Kukësi dhe jetojnë në shtete e Europës dhe ankohen për çmimet e larta të biletave kanë një arsye”.