Rama i pakënaqur me deputetët, urdhri që u dha sot në mbledhjen e grupit të PS

Kryeministri Edi Rama është i pakënaqur me punën që deputetet e grupit parlamentar të PS-së kanë bërë ne terren.

“News 24” duke iu referuar burimeve brenda grupit të PS-së, bën me dije se Rama ka qenë i prerë me porositë që u ka dhënë deputetëve, te cileve u ka kerkuar te punojne sikur zgjedhjet te jene kete qershor.

“Angazhimi duhet ë jetë maksimal. Të shpërndaheni nëpër zonat tuaja”- ka urdhëruar Rama në mbledhjen e grupit.

Sipas tij, të gjithë deputetët duhet të jenë në zonat e tyre, ndërkohë që duhet të punohet më shumë me bazën. Rama ka kërkuar gjithashtu edhe përkushtim më të madh nga ana e drejtuesve në rrethe.