RAMA DHËMBË PËR DHËMBË ME LSI, ZBARDHET URDHRI I PRERË: SHKARKIME MASIVE NË DREJTORINË E SHËNDETIT PUBLIK

Vetëm disa ditë mbas protestës në Kukës, burime të besuara nga brenda qeverisë, bëjnë me dije se Kryeministri Rama ka thyer përfundimisht “marrveshjen” e heshtur me LSI-në për të mbajtur në punë njerëz brenda kampit të partisë së Ish-presidentit Meta.

Vala e shkarkimeve duket se do nisë nga dita e nesërme dhe do prekë drejtoritë e drejtuara më parë nga LSI.

Goditjen më të madhe duket se do e ketë “Drejtoria e Shëndetit Publik”, e cila ka në administrim gjithë infermierët e zonave rurale, laboratorët e analizave kimiko-biologjike dhe Inspektoriatin Vendor të Shendetisë dhe atë mjedisor.

Burimet sqarojnë se një urdhër i prerë i është dërguar diten e djeshme të gjithë drejtorëve rajonal të DSHP. Me anë të një e-maili janë informuar edhe krerët e Partisë Socialiste në të gjitha rrethet, të ndjekin nga afër gjithë procesin e punësimit dhe aplikimeve të reja që ka nisur nga portali për punësim i qeverisë dhe ne dukje u është vënë prioritet shkarkimeve dhe punësimet pikërisht në DSHP, raporton newsbomb.al.

Informacionin duket se e mbështet edhe fakti që vetë drejtorët e Drejtorive të Shëndetit Publik kanë zbritur prej disa ditësh, në terren dhe po kontrollojnë nga afër punën e infermierëve, laburanteve dhe inspektorëve.

Trendi i shkarkimev,e theksojnë burimet për newsbomb.al, do jetë i bazuar në shkeljet disiplinore dhe paralajmërimeve me shkrim ndaj verifikimeve disa mujore që u janë bërë punonjësve.

Duket se ky reagim rrufe nga ana e kreut të ekzekutivit ka ardhur si pasojë e riafrimit të LSI me PD-në e Bashës.

Pas disa muaj ftohje mes Kryemadhit e Bashës dhe votimeve të disa projektligjeve qeveritare në seancat parlamentare nga deputetët e LSI, Rama kishte lënë disi “pasdore” shkarkimet në drejtoritë që pati menaxhuar ish-partia e Presidentit Meta .

Por tani marëveshja ka marrë fund sepse Kryemadhi doli krah Bashës për protestën e taksës së “Rrugës se Kombit” në Kukës edhe pse ishin pikërisht ministrat e saj të cilët kishin firmosur marrëveshjen/ E.Mema për newsbomb.al