Pësoi gol me rofeshatë, Buffon befason me deklaratën për Ronaldon

Buffon pësoi mbrëmjen e sotme 3 gola nga Reali i Madridit, 2 nga Ronaldo dhe 1 nga Marcelo. Portieri i Juventusit nuk kishte çfarë t’i bënte sidomos supergolit me rofeshatë të portugezit.

“Ne pamë atë që Ronaldo është dhe ka qenë gjithmonë një lojtar i një niveli të jashtëzakonshëm”, tha fillimisht Buffon për Mediaset Premium.

Gabimet mund të ndodhin, pasi po luanim kundër kampionëve dhe ata na detyruan të jemi më pak të saktë se zakonisht. Po luanim ndaj më të mirëve dhe ndjej keqardhje për rezultatin dhe sidomos për tifozët që i zhgënjyem”, përfundoi Buffon.