PËRPLASJE ME ARMË MES DY FISEVE NË FUSHË-KRUJË, TË PAKTËN 2 TË PLAGOSUR (FOTO NGA VENDNGJARJA)

Një konflikt me armë ka ndodhur disa minuta më parë në Fushë-Krujë, me pasojë plagosjen e dy personave.

Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se përplasja me armë ka ndodhur mes dy fiseve. Sipas informacioneve paraprake pjesëtarë të fisit Çela dhe fisit Stafuka janë përplasur me armë zjarri me njëri-tjetrin.

Dy persona raportohet se kanë mbetur të plagosur, gjendja shëndetësore e të cilëve nuk dihet. Sakaq, forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur menjëherë punën për zbardhjen e plotë të saj.