Përplasja/ Tregtarët duan të vazhdojnë protestën, Noka i nxit të rihapin dyqanet

Ndërkohë që protesta e bizneseve me uljen e qepenave vijon në tregun e Tiranës, Flamur Noka deputeti i Partisë Demokratike është përplasur me tregtarët.

Ndërkohë qe bizneset duan ta vazhdojnë ende protestën duke e tejkaluar orarin e njoftuar për mbylljen e saj, orën 12, deputetët e opozitës po u kërkojnë që ata të rihapin dyqanet.

Në përplasje me deputetin demokrat, disa nga tregtarët të revoltuar i kanë thënë se Partia Demokratike ishte tetë vjet në qeveri dhe nuk bëri asgjë për ta.