PD nxjerr emrat e kuksianëve që pyetën sot Ramën për tarifën e rrugës

Partia Demokratike ka reaguar sot pas interpelancës që zhvilloi kryeministri Rama në facebook lidhur me tarifën e Rrugës së Kombit.

Në një deklaratë të selisë blu, bëhet e ditur se të pranishmit në këtë takim në fakt janë punonjës të administratës.

DEKLARATA E PD

Takimi i Edi Ramës nuk ishte me qytetarë të zakonshëm të Kukësit, sepse prej tyre ka frikë dhe nuk shkel në Kukës.

Takimi i Ramës ishte me rrogëtarët e tij në poste kyçe të administratës në Kukës dhe me persona me preçedentë kriminalë.

Protagonisti i propagandës së Edi Ramës është Xhevdet Sopaj, i dënuar në vitin 2012 për armëmbajtje pa leje.

Për shkak të mosdeklarimit të dënimit, KQZ vendosi ndërprerjen e mandatit të tij.

Disa nga pjesëmarrësit e tjerë në takimin e Ramës janë rrogëtarët nga administrata e Ramës, që kanë lënë punën për t’u mbledhur në Prefekturë.

Jaho Hoxha – Drejtor i Postës Kukës

Agron Hoxha – Drejtor i Drejtorisë së Shëndetit Publik

Fadil Morina – Drejtoria e Shëndetit Publik

Shpresa Kërxhaliu – Nëndrejtoreshë e Gjimnazit

Manushaqe Muça – Mësuese

Afrim Hoda – OSHEE

Ledian Halilaj – Zyra Punës

Skender Ahmeti -DAR

Clirim Spahiu – Drejtoria e Transportit Rrugor

Azem Elezi -Drejtor i Arkivit dhe kryetar i PS aktual

Besart Tota -Drejtor i IKMT-së