Parlajmërimi i kryeministrit: Shumë shpejt do ta merrni vesh pse nxit kaos opozita

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në parlament sot, pranoi se qeveria kishte gabuar, në mosinformimin e duhur të qytetarëve, pasi sipas tij nuk e kishte parashikuar sensiblitetin dhe keqinformimin që do të shkaktonte çështja.

Rama u shpreh se në kontratën me koncesionarin parashikohej që për banorët e zpona do të kishte lehtësime dhe se ai vetë ishte ulur me dy ministra të qevrisë së tij në fund të shkurtit për të këkruar që proceduar e lehtësimit dhe negocimi me konceisonarin të niste.

Rama u shpreh se nuk do të paguhet asnjë takse nga banorët e zonë deri kur të gjehet zgjidhja më e mirë.

Fjala e Ramës në Parlament

Opozita nuk është këtu se nuk është e motivuar.

Thotë nga vendosja e një pagese, por është e motivuar për të shfrytëzuar këtë moment pakënaqësie legjitime të banorëve të zonës së Kukësit, në funksion të halleve të ditura dhe të paditura të lidershipit të saj.

Mejgithatë, meqënëse opozita nuk është këtu, unë nuk do të merrem me psetë dhe sitë e opozitës që e ka humbur rrugën dhe kërkon të tërheqë sa më shumë njerëz në rrugën e saj pa krye, por do të merrem me atë që është detyra jonë e ditës, shpjegimi me durim i çështjes që ka krijuar pakënaqëisnë legjitime të banorëve të zonës së Kukësit dhe sigurisht ajo që duhet përsëritur nga ana ime dhe nga ana e qeverisë, qysh në krye të çdo diskutimi për këtë çështje, është vetëdija për përgjegjësinë time dhe përgjegjësinë tonë, për pamjaftueshmërinë e shpjegimeve, vetësqarimeve lidhur më këtë çështje. Nuk kemi bërë sa duhet jo sepse kemi qenë indiferentë, apo kemi lënë me vetëdije në harresë impaktin negativ që me të drejtë ka shkaktuar kështu siç është paraqitur, dhe kështu siç është manipulua nga të katër anët, vendosja e pagesës, në shpirtrat dhe mendjet e neurëzve që banojnë në atë zonë, por thjesht sepse nuk kemi pasur mintutitnë e duhur për të kuptuar domosodhsmërinë e sqarimit të gjithë kësaj çështje, përpara se sa të vendosej sistemi i pagesës. Pse nuk e ke mi bërë, çfarë intuite na duhej që nuk e patëm dhe pse kemi .

I kam kërkuar ndjesë publike banorëve të zonës dhe do t’ia kërkoj sa herë do flaism për ktë temë. Jemi nisur thjesht nga prtaktoika ndërkombëtare dhe si eksperincë e parë, nuk kemi qenë mjaftuyehsmëqrisht të përgfaittur, se cfaerë mund të krijonte një risi e tillë nga pikëp[amja psikologjiek për njerëzoit e painformuar sa duhet dhe më pas të vendosur në shënjetsrën e të tjerëve, për t’u përdorur si mish për top për axhendat e tyre.

Në praktikën ndëkrombëtare, e shkruar në kontratë, këkrohen gjahstë muaj pas vendosjes së sistemit të pagesës, për të nxjerrë të gjitha të dhënat e nevojshme djhe për të trajtuar me një sistem të veçante pagese, përdoruesit e shshtë, që në këtë rats janë banorët e zonës. Kjo ëhstë e shkruar në konbtratë. Në fund të muajit shkurt, jam ulur me ministrin e infrastrukturës dhe ministrin e financave dhe kam këkruar fillimin e diskutimit me kompaninë, për të adresuar pilkërisht këtë aspekt, spese ansjëherë nuk ka qenë qëllimi dhe ansjëherë nuk ëhstë vënë në diskutim nevoja për të adresuar problematikën nga pozicioni i banorëve të zonës. Kjo ëhstë shkruar në kontratë, nuk është një fjalë e thënë pas shfaqjes së problemit, por është një fjalë e shkruar në kontratë.

Sidoqoftë ne jemi duke vazhduar intensivisht punën për zgjidhjen e kësaj problematike dhe për krijimin e undësis optimale q ehd procesi i mirëmbajtjes jetike i rrugës së kombit të garantohet ehde problemni i banorëve të adresohet dhe në këtë aspekt, vendimi ynë është i qartë, ne nuk do të fillojmë sistemin e pagesës, pa dhënë zgjidhje më të mirë të mundshme për atë zonë.

Është një punë e vështirë, sepse kemi përfshirë në proces ehde ekertë të huaj që ethonë këtë. Është e vështirë të bësh një punë të mirë pa parashikuar më para shifrat dhe flkusket në 6 muajt e para, por ne ja dedikojmë këtë të gjithë njerëzve të asaj zone dhe duke bërë më të mirën e mundshme do të arirjmë që ta lehtësojmë barrën e tyre.

Nuk është e rëndëishme vetëm që ne të kuptojmë ata, por është e rëndëshishme që edhe ata të na kuptojnë ne. Nuk ka ndodhur kurrë më parë që një udhëhqës i zgjedhur i popullit të vendosi pagesa me dëshirë, apo nga qejfi i vet, që të vendosi detyrime që nuk janë të domosdoshme. Por kanë ekzistuar gjithmonë dy llojë udhëheqësisht, kryeministrash: ata që preferojnë të duartrokiten duke gabuar dhe duke ja lënë faturën njerëzve gjatë rrugës, për të ruajtur rehatin e tyre në karrige; dhe ata që preferojnë të shahen duke bërë gjënë e drejtë, në funksion të së nesërmes. Unë hyj te këta të dytët.

Këta që sot këkrojnë qeë rruga të jetë pa pagesë, dje jo vetëm që pranuan që rruga nuk mund të mbahej më, por bënë edhe një tender me 8.5 euro, që fatmirëissht dështoi. Ne nuk e bëjmë që jemi më të mirë që iu bëjmë të paguani më pak, e bëjmë sepse ajo rrugë nuk mund të përmbahet dot. Ajo rrëshqitje katsrofike që përpiu një pikë shërbimi, që sikur u hap dheu, mund të viojë edhe më rëndë në rast se ata që përdorin rrugën nuk japin kontributin e tyre.

Duke folur për gjendjen e rrugëve që qeveria rama ka trashëguar nga qeveria e mëparshme berisha, kryeministri socialist, vuri theksin te lënia përgjysëm e punimeve dhe mungesa totale e standardeve.

“Ça Durrës-Kukës është ajo, kthehu fshehtas te aeroporti, futu nëpër vreshta, dil përpara, kthehu te rrotullamja me gjysëm krahu lart dhe me këmbët poshtë në Mamurras, më pas janë dy karburante që kanë nxjerrë barkun në rrugë dhe më pas fshihu prapa Shkëmbit për të shkuar në Shkodër apo në Rreshen.

Ajo nuk është rrugë.

Po pse rrugë është rruga Durrës-Vlorë? Gjithë ato investime, gjithë ato para. Pse rrgë evropiane është ajo? Kujt ia tregojnë ato? Po pse rruga për të vajtur deri në Sarandë dhe më pas për tu kthyer, 50 minuta për të dalë në Gjirokastër. Pse nuk është aty Delvinë-Kardhiq me tunel?

Qukës-Qafë Plloça këkron 50 milionë euro të tjera, sepse janë bërë urat një në Shan e një në Bagdad.

Si bëhen këto rrugë? Po po bëhen, në formën si bënte Sabri Godo kur shpërndante pronat, thoshyte prona te pronari. Po po, kur ske gjë në dorë, prona te pronari thuhet. Atëhere, patjetër me partneritet publik privat bëhet. Si mbarohet shtëpia kur nuk merr dot borxhë, në Kukës, në Tepelenë, apo në Sarandë. Si e riparojnë kur fut çatia ujë? Privati vë paratë dhe shteti ia kthen më pas.

Rama nuk la pa përmendur edhe heqjen abuzuesve nga ndihma sociale dhe punësimin e tyre:

25 mijë njerëz, nga ata që janë të papumnë kronikë, kemi plan t’i çojmë në punë deri në fund të vitit. Duke i vënë para sfidës, o do punosh, o do punosh, s’ke rrugë tjetër. 1360 njerëz u punësuan vetëm në mars, njerëz që ndihma ekonomike i mbante të mpirë. Edhe në Durrës, edhe në Kukës, edhe në Gjirokastër edhe në Vlorë, edhe në Sarandë. Janë rroga të ulëta, është e njëjta histori. Ne si mund t’i bëjmë rrogat aq sa do të donim të ishim. Vetëm në një mënyrë, ashtu siç i ka bërë Gjermnia që pas luftës hante me tallon për vite të tëra. Vetëm me punë, punë, punë. S’ka rrugë tjetër.

Rama iu rikthye edhe një herë Rrugës së Kombit dhe e mbylli duke paralajmëruar se qytetarët do ta marrin vesh shpejt se cila është arsyeja e vërtetë se përse proteston opozita:

Kuksianët do të kenë edhe rrugën edhe aeroportin dhe do të zgjidhen të dyja, rruga e para dhe aeroporti i dyti, brend këtij viti.

Një gju dua t’u them kukisanëve, topojanëve, hasianëve dh gjithë shqiptarëve. Kemi një kulturë politike të mishëruar të opozita e sotme, që synon t’i preki njerëzit në përçudnim. Saliu i pari por edhe të tjetrët i fryjnë këtyre ndasive, si sherret e gangove që fusin në sherr gjithë lagjen, ai tha kështu për ty, se ai tha ashtu për ty. Unë s’jam i pagabueshëm dhe e kam të vështirë që të hehsht dhe të mos regaoj para budallëkut dhe injorancës. Por kurrë ansjëherë nuk kam parasysh asnjë njeri të zakonshëm, nga Tropoja e deri në Konispol, se edhe kur thashë atëhere alpinët, nuk thashë Saliu, apo Rafmoni, e Ahmoni që u shfaqën si trashgimtarë pronash pranë detit. Thashë alpinë, sipas meje ironike, për derën që do të dëgjojë. Dhe ajo derë ka vetëm një trokitje që i bën derman, drejtësia. Por s’dua ta zgjas më tutje për ta. Por të jeni të bindur se shumë shpejt do të shikoni në dritën e diellit se çfarë i shtyn të nxisin kaos, çfarë e shtyn Lala Gjonin dhe maçokun me çizme. Jo thjesht drejtësia në tërësi, por i shtyn diçka që e dinë shumë mirë dhe shumë shpejt do ta shohin gjithë shqiptarët.