Opozita vendos traun në shtëpinë e Ramës në Surrel

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi dhe deputetja e LSI-së, kanë protestuar sot në mesditë në Surrel, në shenjë simbolike në mbështetje të banorëve të zonës së Kukësit që ndodhen akoma në burg pas protestës për kundërshtimin e tarifës në “Rrugën e Kombit”.

Fillimisht qarkulloi lajmi se Këlliçi dhe Kërpaçi ishin shoqëruar në polici nga komisariati numër në Tiranë, por një gjë e tillë është përgënjeshtruar.

Të rinjtë e PD-së dhe LSI-së, kanë protestuar në mënyrë simbolike duke bllokuar pjesërisht rrugën që të çon në shtëpinë e kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që policia ka qenë në gatishmëri për të shmangur çdo incident të mundshëm.

“T’i vëmë traun tek shtëpia se duhet të paguajë edhe ky taksa”, – u shprehën protestuesit njëzëri. Ndërsa kreu i FRPD-së, Këlliçi, një postim ka komentuar: “Në Surrel, ke trau më i ri, ashtu siç i pëlqen Edi Ramës…”.