Opozita i bashkohet protestës te Drejtoria e Policisë, por i vërsulen qytetarët

Dhjetëra qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile qëndrojnë përpara Drejtorisë së Policisë, Tiranë duke protestuar ndaj arrestimit të qytetarëve në Kukës.

Atyreu janë bashkuar edhe disa deputete të opozitës, por me mbërritjen e këtyre të fundit,anëtarët e Shoqërisë Civile u janë “vërsulur” duke u kërkuar për të mos e politizuar kauzën e tyre, dhe duke ju kërkuar atyre largimin prej Drejtorisë.

Sipas tyre e gjithë klasa politike është fajtore për atë që po ndodh me “Rrugën e Kombit”.