Ndryshimet në statut/ Basha pranon se manipuloi zgjedhjet

Këshilltari i PD në Bashkinë e Tiranës, Fabian Topollaj ka reaguar pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PD për ndryshimet statutore.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale, Topollaj shprehet se këto që paraqiten sot si ndryshime statutore janë pothuaj të gjitha parashikime ekzistuese ne statutin në fuqi dhe parime shabllone që parashikohen nga të gjitha statutet e partive demokratike.

Sipas Topollajt, “Të propozosh si ndryshime statutore vendosjen e rregullave si përshembull: realizimin e zgjedhjeve të lira brenda partisë; dhënie fuqi anëtarësisë dhe forumeve kolegjiale për zgjedhjen e përfaqesuesve partiake ; apo përjashtimin e anëtareve që bashkohen me formacione të tjera politike, më e pakta është të pranosh që deri më tani partia as ka bërë zgjedhje të lira brenda saj, as nuk ka respektuar forumet dhe as ka vlerësuar kontributet e anëtaresise që i ka qëndruar PD-se në ditë të lehta dhe të vështira.”

Postimi i plotë:

Ndryshimet ne statut, si “me te te cu nana me la gojen”

Nga media njoha propozimet per ndryshimet statutore te PD qe thuhet se synojne bashkimin e Partise.

Se pari ata qe kane hartuar kete draft nuk kane denjuar te lexojne statutin aktual te PD, sepse keto qe paraqiten sot si ndryshime statutore jane pothuaj te gjitha parashikime ekzistuese ne statutin ne fuqi dhe parime shabllone qe parashikohen nga te gjitha statutet e partive demokratike.

Te propozosh si ndryshime statutore vendosjen e rregullave si pershembull: realizimin e zgjedhjeve te lira brenda partise; dhenie fuqi anetaresise dhe forumeve kolegjiale per zgjedhjen e perfaqesuesve partiake ; apo perjashtimin e anetareve qe bashkohen me formacione te tjera politike, me e pakta eshte te pranosh qe deri me tani partia as ka bere zgjedhje te lira brenda saj, as nuk ka respektuar forumet dhe as ka vleresuar kontributet e anetaresise qe i ka qendruar PD-se ne dite te lehta dhe te veshtira.

Duket sikur keto ndryshime jane shprehje kompleksive e lidershipit te PD qe me vetedije deri me sot ka perdhosur me te dyja kembet keto parime minimale qe ekzistojne brenda cdo formacioni politik, duke dashur te na i paraqese sot si shpikje te nje demokratizimi ekstrem te bashkesise sone politike .

Dhe ne kete rast me e moralshme do qe qe keto pirueta te mos na servireshin ne formen e ndryshimeve statutore, por te pakten si zotime te lidershipit te PD per respektimin e statutit ne te ardhmen. Dhe pastaj , kush te doje ta besoje kete zotim e kush jo. Gjithmone sipas parimit qe pranon se heren e pare e ka fajin genjeshtari, ndersa te dyten here e ne vijim, fajin e ka i genjyeri recitivist.