Ndëshkim për të gjithë ata që derdhin ujërat e zeza në det

Kryeminsitri Edi Rama mori pjesë në panairin “Tirana 2018” në Expocity Albania me operatorë turistikë nga i gjithë rajoni i Mesdheut, në prag të sezonit turistik.

Në fjalën e tij Rama tha se turizmi është rrugëdalja nga varfëria. Po ashtu kryeminsitri paralajmëroi të gjitha bizneset pritëse të shtrira përgjatë bregdetit se do të ndëshkohën në rast se nuk do të rregullojnë derdhjen e ujrave të zeza në det.

“Shohim një rritje vjetore të të ardhurave, të ndikuar nga rritja e vazhdueshme e turistëve të huaj.

Kërkesa e fortë në rritje vjen jo vetëm ëpr bregdetin pr edhe për zonat malore. Të shtrijmë sezonin në një hark kohor më të gjerë. Kërkesa për turizmin është më e madhe se oferta, edhe pse po përballemi me një boshllëk të krijuar prej vitesh.

Ne ndërtuam një program për nxitjen e agroturizmit. Nga java tjetër do të bëjmë me dije lehtësiart për të gjithë ata që duan të krijojnë infrastruktura agrokulturore në zona të ndryshme të vendit.

Nxitja e këtyre investimeve do të sjellë krijimin e një efekti zinxhir për të rritur ekonominë familjare në fshat. Kjo është një rrugëdalje nga kthetrat e varfërisë dhe papunësisë. Përsa i përket sezonit turistik, niveli do të jetë shumë më i mirë se e shkuara. Do të ndëshkojmë strukturat pritëse që derdhin ujërat e zeza në det”, tha Rama.