“Mosbindje civile”/ Kryemadhi nga Elbasani: Shqiptarët të marrin fatin e tyre në dorë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të ndërgjegjësohet dhe ti japë fund vjedhjes së shqiptarëve.

Duke folur nga Bradasheshi ku po kryeson mosbindjen civile ajo tha se Rama duhet të heqë dorë nga taksa e Rrugës së Kombit dhe tvsh e biznesit.

“Jemi për të ndërgjegjësuar kryeministrin e drogës Edi Rama që duhet të tërhiqet nga taksa e rrugës, nga TVSH për biznesin, nga rritja e çmimit të ujit dhe çdo gllabërim që i bën shqiptarëve. Ne jemi sot këtu jo për të bllokuar rrugën, por për të bllokuar rrugën e drogës. Shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre për të larguar njëherë e mirë një qeveri që po vjedh çdo ditë”, tha Kryemadhi.

“Kjo është në situatë që ka dalë jashtë duarve të politikës. Nëse do të vazhdojmë kështu, ky popull është drejt shpërbërjes së tij”, vijoi më tej kryetarja e LSI-së.