Prokuroria për Krimet e Rënda filloi procedim penal ndaj Oficerit të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, Gertmond Koroveshi.
Ndaj Koroveshi filloi gjithashtu procedimi disiplinor nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat pas denoncimit për përfitim të paligjshëm të shumave monetare nga një qytetar.
Denoncimi u transmetua në emisionin “Fiks Fare” në datën 16 prill 2018. Oficeri i ka marrë 500 mijë lekë rryshfet një qytetari për të mbyllur dosjen e një të akuzuari për trafik droge.