Mogherini dhe Hahn më 17 prill vijnë në Tiranë, do i dorëzojnë qeverisë progres-raportin

Shefja për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe eurokomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn pritet që të vijnë në Tiranë më datë më 17 prill.

Mësohet se dy zyrtarët e lartë të BE do t’i dorëzojnë qeverisë progres raportin për procesin e anëtarësimit.

Pas vizitës në Tiranë, Hahn dhe Mogherini do të vizitojnë Maqedoninë. (TemA)