Ministria e Brendshme zbulon mënyrën si do të kryhet Vettingu për policët

Ministria e Brendshme ka publikuar guidën e Vettingut në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës dhe Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Sipas një postimi të ministrisë procesi do të jetë transparent, i paanshëm dhe i besueshëm.

Organet e vlerësimit do të jetë të pavarura, ndërsa theksohet se do të ketë asistencë edhe nga ndërkombëtarët. Në filtër do të kalojnë mbi 12 mijë punonjës policie për integritetin dhe pasurinë.