Më ndihmoi xhaxhi deputet! Don Phenom flet për realizimin e klipit në burg

Reperi shqiptar Don Phenom ka sjellë në vitin 2017 një këngë ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim, ku xhirimet I ka realizuar në një burg.

Bëhet fjalë për ‘Rottwailer’, ku pjesa më e madhe e skenave janë në burgun e Recit, ku ai ka guxuar të filmojë dhe pse nuk lejohet.

Në intervistën për ‘Why Not’ nga Roza Lati, ai shpjegoi se xhaxhai I tij, deputeti Paulin Sterkaj, por nuk kishin shkelur ligjin pasi ambient për të akuzuarit për krim ishte në ndërtim.

Don Phenom: Është bërë në burgun e Recit, mos gabohem. Është për gjithë Ballkanin. Është në zonën e Malësisë së Madhe.

Lati: Sikur nuk lejohet të xhirohet brenda në burg?

Don Phenom: Kur je Don Phenom, kur ke familje, kur e ke axhën me punë në rregull, e din. Më duket se nuk e kanë ditur derisa ka dalë në gazeta se Don Phenom xhiron në burgun e Recit. Ka qenë në kohën e ndërtimit, gati për tu hapur. Është kënga ime e preferuar dhe pse njerëzit kanë më shumë qejf këngët komerciale, për gocat. Është e ndryshme për hip hopin që kam dëgjuar në Shqipëri.