“Mashtruan publikisht”, deputetja e LSI-së nxjerr blof PD-në: S’është e vërtetë që na shoqëroi policia

Partia Demokratike ka dalë blof me lajmin se kreu i FRPD-së Belind Këlliçi dhe deputetja e LSI-së Fiojda Kërpaçi janë ndaluar nga policia.

Kjo e fundit ka reaguar duke përgënjeshtruar menjëherë “selinë blu”.

Ajo ka nënvizuar se nuk ka pasur asnjë ndalim.

Deputetja thotë se efektivët thjesht kanë komunikuar me ta, duke i njoftuar se tubimi në rrugën e Surelit ishte i paligjshëm.

Edhe Policia e Shtetit ka përgënjeshtruar Partinë Demokratike, duke thënë se nuk është e vërtetë se dy kryetarët e forumeve rinore janë ndaluar.

Si duket, “selia blu” nxitoi për të bërë pak zhurmë në media dhe për të përqafuar ndonjë kauzë që ende nuk e ka gjetur. (TemA)