LSI sulmon ambasadoren Vlahutin: Zhgënjim i thellë, mbështet qeverinë e sigurimit të shtetit

Petrit Vasili ka vijuar sulmet ndaj ambasadores Romana Vlahutin dhe rolin e saj diplomatik në Tiranë.

Edhe pse BE ka përsëritur disa herë se deklaratat e diplomates përputhen plotësisht me ato të Bashkimit Europian duke dhënë mbështetje të plotë, kreu i grupit parlamentar mendon të kundërtën.

Teksa rrëfen ngjarjen kur disa qytetarë nga Kukësi u morën nga Policia pas ngjarjeve në Kalimash, ai akuzon BE në Tiranë se është pjesë e fajit pasi sipas tij nuk ka reaguar.

“BE ne Tirane hesht duke u bere pjestare ne faj pasi kjo Shqiperia jone nga Europa e ka marre statusin e vendit kandidat per anetar ne BE. Europa e Brukselit qeverine e Sigurimit te shtetit e refuzon,ndersa kjo BE ne Tirane e pranon,keqardhje e madhe…..zhgenjim i thelle’, shkruan Vasili.

REAGIMI I VASILIT

Qytetaret kukesiane u rrembyen naten nga policia, pse hesht Kom.Helsinkit,Avokati i Popullit dhe vecanerisht BE ne Tirane???

Qytetaret kukesiane u rrembyen dhe u arrestuan ne mes te nates nga policia duke shkelur cdo ligj dhe cdo te drejte njerezore.

Banditet e shtetit kane emra dhe mbiemra dhe Prokuroria shqiptare turperisht hesht dhe ligjeron dhunimin e ligjit.Tashme kjo prokurori eshte perfundimisht zyre sherbetore te peshtire te kryeministrit.

Po pse hesht Komiteti i Helsinkit ne Tirane kush ja ka mbyllur gojen perpara kesaj shkeljeje te tmerrshme te te drejtave te njeriut.

Po Avokati i popullit pse hesht dhe nuk e kerkon me force qe ky dhunim publik alla Sigurimi i shtetit te denohet nga drejtesia shqiptare.

Ndersa BE ne Tirane qe gjithnje kujdeset fort per te drejtat me periferike te njeriut, ne kete rast e ka qepur gojen dhe s’thote as nje gjysem fjale per kete te drejte themelore,per kete dhunim te qytetareve, qe eshte turpi dhe faji me i rende i qeverise.

BE ne Tirane hesht duke u bere pjestare ne faj pasi kjo Shqiperia jone nga Europa e ka marre statusin e vendit kandidat per anetar ne BE.

Europa e Brukselit qeverine e Sigurimit te shtetit e refuzon,ndersa kjo BE ne Tirane e pranon,keqardhje e madhe…..zhgenjim i thelle….