LSI nuk kursen as Ruçin: Mbrojtët bastardin

Kreu i grupit parlamentar te LSI-se, Petrit Vasili ka folur me tone te ashpra sot kunder kryeministrit, duke e etiketuar nje bastard qe nuk duhet te shfaqet me e qe nuk i duhet vendit, pasi ka krahasuar popullin me organin gjenital te mashkullit.

Por bashke me te ka leshuar akuza edhe kunder shumices qe votoi kodin e etikes, se bashku me kreun e kuvendit, Ruci, duke i quajtur pjese te ushtrise se bastardeve qe mbrojten Ramen.

“Dënojmë të gjitha llojet e politikave të ndjekura në kuvend për të parandaluar dhe mbytur zërin qytetar si dëgjesa me qytetarët e Kukësit. Varrosje përfundimtare e parlamentarizmit, populli është përballur me një përcaktim poshtërues për herë të parë në historinë e vendit, një kryeministër që krahason popullin me organin gjenital të mashkullit, një bastard si ky nuk mund të shfaqet në vend dhe ca të tjerë më bastardë se ai e kanë mbrojtur dje, dhe po dje këta bastardë kanë miratuar një kod etike. Kryetari i Kuvendit që është bashkëvotues në byronë e kuvendit nuk mund të ngrejë më asnjë pretendim për etikën. Moralisht mendonim se kryetari kishte ca norma minimale, por ai është bërë pjesë e ushtrisë së bastardëve dhe ka humbur të drejtën për të kërkuar etikë në kuvend”- tha ai.

Duke folur për protestën e popullit, Vasili akuzoi edhe drejtësinë e cila sipas tij rrëmbeu njerëzit nga krevati në mes të natës.

“Cila është drejtësia ajo që rrëmben njerëzit nga krevati. Së fundi, kryeministri me pacipësi dhe papërgjegjshmëri ka konfirmuar që do të vazhdojë koncesione dhe për rrugë të tjera, por kjo është e prerë, nuk mund ta bëjë dot, cështjen e ka marrë populli në dorë dhe e zgjidh ai”- tha Vasili.