LAJM I FUNDIT/ Elbasan, autobusi me pasagjerë del nga rruga dhe përmbyset, disa të plagosur

Një autobus me pasagjerë ka dalë nga rruga duke u përmbysur në Gurin e Zi në Elbasan. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:40 minuta.

Një autobus me pasagjerë ka dalë nga rruga duke u përmbysur në fshatin Guri i Zi.  Nga aksidenti raportohet se ka disa persona të plagosur, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dy ambulanca.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:40 minuta në aksin Elbasan-Guri i Zi. Autobusi ishte duke u kthyer nga Elbasani me pasagjerë në drejtim të Gurit të Zi kur ka dalë nga rruga duke u përmbysur.