La burrin, vajza 7-muajshe shtatzënë i shpreh dashurinë shokut të fëmijërisë

E ftuar sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, tek “E diela shqiptare” ishte Antonela e cila tregoi historinë e dashurisë së saj me Ermirin të cilin e njihte që në fëmijëri.

Ndonëse ata ndjenin për njëri-tjetrin, Antonela ishte martuar me dikë tjetër dhe me të kishte një vajzë. Martesa e tyre nuk kishte funksionuar dhe pak vite më vonë ajo kishte kërkuar divorcin.

Familja e saj nuk e kishin pranuar absolutisht ndarjen e Antonelës e madje ajo për një kohë të gjatë nuk kishte folur me ta.

Më vonë Antonela kishte nisur të fliste në Facebook me shokun e fëmijërisë Ermirin. Ata ishin takuar në Itali, aty ku jetonin dikur dhe menjëherë kishin nisur shkëndijat e para.

Sot Ermiri kishte ditëlindjen dhe Antonela kishte ardhur për ta surprizuar dhe falenderuar që i kishte qëndruar pranë gjithë këtë kohë.