Ndryshon moti/ Ditët me diell i lënë vendin shiut, ja çfarë pritet për orët në vijim

Paraditja mbetet me kthjellime e vranësira të shpeshta ndërsa mesdita sjell fuqizim të vranësirave dhe shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të territorit. Mbrëmja zhvendos shirat kryesisht në kufirin Lindor.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por mesdita ruan vlera termike konstante.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në det do të vijojë dallgëzim i ulët.