Kryebashkiaku i Kukësit i përgjigjet Ramës: Nuk jam kundra taksës, jam pjesë e çdo proteste që organizon PD-ja

Kryebashkiaku i Kukësit Bashkim Shehu, i është përgjigjur thirrjes së kryeministrit Edi Rama për distancim nga protesta e ditës së djeshme në Rrugën e Kombit.

Kryebashkiaku shprehet se nuk është kundra vendosjes së taksës për përdoruesit e rrugës, duke shtuar se shefi i qeverisë duhet të ulet për dialog.

Ai thotë se duhet të ishte në protestë krah qytetarëve duke shtuar se merr pjesë rregullisht në të gjitha tubimet e Partisë Demokratike.
“Unë i bëj shkresë kryeministrit, ministrave, u bëj thirrje që të ulen dhe të negociojnë. Duhet transparencë dhe janë vetë qytetarët që janë vet duke pyetur. Brenda ka protestues, njerëz të ndershëm, socialistë të ndershëm, dhe kjo çështje nuk bëhen me arrestime. Ndaj hetimi duhet të jetë transparent dhe qytetarët të lirohen,” u shpreh kryebashkiaku.

Shehu beson se revolta ditën e djeshme ishte paqësore dhe i bën thirrje prokurorisë të hetojë. (TemA)