Knut Fleckenstein: BE të nisë negociatat, të rinjtë e këtij vendi e meritojnë!

Knut FLECKENSTEIN in plenary session week 50 2016 in Strasbourg

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, europarlamentari gjerman Knut Fleckenstein, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka folur me mjaft superlativa për Shqipërinë dhe rrugëtimin e saj evropian, duke u konfirmuar si një mbështetëse i fortë i vendit tonë në Bashkimin Evropian.

Javën që kaloi vizitova sërish Shqipërinë. Përfundimi im është i qartë: ne duhet t’i nisim tani negociatat me këtë vend. Është bërë progres, edhe pse ka ende shumë punë për t’u bërë. Pa dyshim!

U inkurajova shumë nga të rinjtë që takova në Tiranë, në shkolla dhe në qendrën sociale te Bregu I Lumit, apo te Universiteti i Durrësit. Ata që të gjithë e meritojnë përpjekjet tona për ta sjellë Shqipërinë më pranë BE-së. Mund të kemi opinione të ndryshme lidhur më shumë vendime politike, por për këta të rinjtë në Tiranë ia vlen të punosh. Dhe jam i sigurt që studentët e Durrësit do të na ndihmojnë.

Komenti i europarlamentarit gjerman Knut Fleckenstein në Facebook

Fleckenstein ishte disa ditë më parë në Tiranë, ku bëri një deklaratë të fortë lidhur me protesastat e dhunshme në Kukës, të mbështetura edhe nga opozita.