“Ka shumë det, s’shikoj asgjë”, telefonata e fundit e vlonjatit përpara se të zhdukej

Nuk ka informacione se ku do të shkonte dhe çfarë kishte në motorin e ujit 32-vjeçari, por sipas familjarëve kontakti i fundit i tij ka me ta ka qenë qenë në orën 01:30 të natës mes të enjtes dhe të premtes.

Që prej dites se enjte një 32 vjeçar ka humbur në detin e Vlorës dhe për të nuk dihet më asgjë.

Santo Ymeraj ka qenë duke lundruar në det me një jet-ski, ose motor uji sikurse njihet ndryshe, rreth orës 22.00 të ditës se enjte.

Nuk ka informacione se ku do të shkonte dhe çfarë kishte në motorin e ujit 32-vjeçari, por sipas familjarëve kontakti i fundit i tij ka me ta ka qenë qenë në orën 01:30 të natës mes të enjtes dhe të premtes.

Në komunikimin me ata ai u ka thënë se ka shumë det dhe fryn erë e fortë dhe se nuk e dinte se në cilin drejtim e kishin çuar dallgët.

“Nuk shikoj asgjë, vetëm errësirë” – kishte thënë Imeraj dhe pak më vonë celulari i tij ishte fikur.

Menjëherë pas kësaj, është njoftuar policia e cila ka nisur kërkimin e 32-vjeçarit. Kërkimet kanë vijuar edhe sot në ditën e pestë, por nga 32-vjeçari nuk ka ansjë gjurmë.

Familjarët e tij u kanë bërë apel autoriteteve lokale që të bëjnë çështë e mundur për gjetjen e tij.

Për kërkimin e Ymerajt janë angazhuar Policia Kufitare, Delta Force, Policia e Vlorës, Guardia di Finanza italiane.

Në këtë operacion po përdoret edhe një helikopter.