Italia në prag të zgjidhjes politike

Situata politike në Itali, e mbetur pezull pas zgjedhjeve të 4 Marsit, mund të marrë një kthesë të papritur.

Në pritje të xhiros së dytë të konsultimeve me presidentin Sergio Mattarella, kreu i “Lëvizjes 5 Yjet”, Luigi Di Maio me një lëvizje surprizë, i shtrin dorën kundërshtarit kryesor në kohën e fushatës, Partisë Demokratike të qendrës së majtë.

Në një intervistë për “La Repubblica”, Di Maio fton demokratët të largojnë tej shpatat e luftës politike, për t’i dhënë një qeveri vendit e për rrjedhojë për t’i dhënë fund ngërçit më shumë se një mujor.

Ftesa e forcës politike më të votuar në zgjedhje për PD-në është e qartë, por ka provokuar përçarje të kjo forcë. Drejtuesi i përkohshëm i demokratëve Maurizio Martina vlerësoi autokritikën e Di Maio-s, por tha se nevojitet më shumë qartësi mbi linjën politike. Mirëpo ish-Kryeministri Renzi sqaroi se nuk ka koalicion me “Lëvizjen 5 Yjet” derisa në krye të saj është Luigi Di Maio.

Një reagim të habitshëm për një koalicion mes qendrës së majtë dhe forcës euroskeptike pati edhe kreu i Lega Nord, Matteo Slavini.