Ish-spiuni rus nuk u helmua nga agjenti nervor

Një ditë më parë vajza e ish-spiunit Sergei Skripal ka bërë deklaratën e parë pasi ishte përmbedur para pak ditësh. Ajo tha se trupi i saj po reagonte shumë mire dhe se forcat po shtoheshin.

Zgjimi i saj u konsiderua një ogur i mirë për institucionet hetimore pasi mendohet se deklaratat e saj do të hedhin më shumë dritë rreth kësaj ngjarje.

Britania akuzon se u sulmuan nga një agjet nervor, dhe pas helmimit të tyre qëndron Rusia.

Por një deklaratë shokuese ka dalë në media ditën e djeshme.

Mbesa e Sergiej ka “errësuar” edhe më shumë çështjen duke hedhur hipoteza se xhaxhai i saj dhe kushërira nuk janë helmuar nga një agjent nervor, por ndoshta nga ndonjë ushqim.

Ajo përmendi faktin se kishte mundësi që dy macet dhe dy derrat që mbanin në shtëpi ish-spiuni rus kishin mbijetuar. “Nëse ata ishin helmuar nga “gazi Novichok” edhe ata duhet të kishin ngordhur”, tha Viktoria.

Deklarata e saj u dha për “Channel One të Rusisë” në të cilën ajo theksonte se shenjat e para të rëndesës shëndetësore të tyre ishin si ato të helmimit nga një peshk.

Helmimi i ish-spiunit rus u bë edhe shkaku i hapjes së një “lufte të ftohtë” midis Rusisë dhe Perëndimit.

Të paktën 17 vende anëtare të NATOS dëbuan mbi 150 diplomatë rusë si përgjigje për Rusinë, e ndërsa kjo e fundit iu është përgjigjur po me të njëjtën mënyrë disa prej këtyre vendeve.