I shpëtoi të ëmën nga kanceri, djali 5 vjeçar i fal kursimet e jetës mjekut

Një djalë 5 vjeçar ka bërë një gjest mjaft emocionues.

Ai i dhuroi kursimet e jetës së tij doktorit Pietro Caldarella, pasi ai i kishte shtëpuar nënën e tij nga kanceri.

Paratë vogëlushi ja dha doktorit që ai të bënte kërkime shkencore për të luftuar kancerin.

Kjo ishte mënyra për ta falenderuar mjekun i cili i kishte kuruar të ëmën nga tumori në gji.

“Sot djali i një pacientes time, 5 vjeç më dha këtë zarf në shenjë falenderimi për kujdesin ndaj nënës së tij.

Brenda ishin kursimet e tij.

Djali donte të mi dhuronte për kërkimet shkencore kundër kancerit”- shkruan doktori në facebook teksa poston foton e zarfit ky vogëlushi kishte futur 45 cent. (TemA)