Grushte në PD/ Kryebashkiaku rrihet me deputetin

Lulzim Basha ka mbledhur ditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike krerët e PD në rrethe, për të biseduar lidhur me aksionin e kësaj partie për mosbindjen civile, vendim ky i marrë një natë më parë nga kreu i PD.

Burime nga PD i thanë CNA.al se gjatë mbledhje së zhvilluar ka pasur në debat të fortë mes kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu dhe deputetit Gent Strazimiri, debat ky që ka përfunduar në ofendime dhe grushta.

Pas debati ka qenë Xhelal Mziu që ka goditur me grushte deputetin e Gent Strazimiri, ndërsa kanë ndërhyrë për t’i ndarë dhe qetësuar situatën deputetët e tjerë dhe të pranishmit në mbledhje.

Për ndarjen e e tyre ka ndërhyrë edhe Basha i cili ka thënë që ky është një skandal që ndodh në PD. /CNA.al