Gruaja e mësuesit me videon perverse i shkruan Berishës: Jemi demokratë, gjithnjë kemi votuar për ju. Video ishte lojë midis nesh….

Ish kryeministri Sali Berisha publikoi sot denoncimin se një nxënëse në shkollën 9-vjeçare në Fushë-Krujë, kishte në telefonin e saj videon e mësuesit të matematikës që shfaqej nudo.

Por gruaja e mësuesit Fatmir Dervina, Ergi Dervina i ka shkruar në komente Sali Berishës duke shpjeguar sesi qëndron e vërteta.

Ajo thotë se video është bërë gjatë një loje me bashkëshortin, dhe ky i fundit e ka publikuar gabimisht në Facebook duke dashur t’ia dërgojë gruas së vetë me messenger.

Ajo shton se si mësuesi dhe fisi i saj janë demokratë, e jo socialistë, siç shkroi Berisha në Facebook.

Mesazhi i saj drejtuar Berishës:

“I nderuar zoti Berisha, sa per dijeni: Jam bashkeshortja e profesorit nga Fushe Kruja.

Dua t’ju bej me dije se videoja ishte nje loje midis nesh ku gabimisht e ka postuar pa vetedije ne Facebook duke menduar se ma ka dërguar mua ne Messenger, shpreh keqardhjen qe ndodhi kështu, te njejten vuajtje ka dhe im shoq i cili nuk ka vajtur sot ne shkolle dhe ka pranuar te jape dorëheqjen.

Ndërsa ne lidhje me shprehjet qe me akuzoni se jam socialist nuk është aspak e vërtetë per shkak se sot une po vuaj pasojat pasi ne periudhen tuaj bashkëshorti im ka qene drejtues shkolle dhe dua tju bej me dije qe jo vetem familja ime por i gjithe farefisi i bashkëshortit dhe une si shkodrane e flakte qe jam madje edhe pothuajse gjithe qyteti i Shkodres kemi qene dhe jemi pas teje dhe une perfaqesoj te gjithe Shkodren demokrate.

Pranoj qe ishte nje gabim padashje duke qene se im shoq nuk është aq specialist ne përdorimin e rrjeteve sociale dhe pranoj se ka gabuar.

Nuk ju kemi braktisur ne kohet me te vështira, kemi qene dhe do jemi gjithmone me ju. Ju lutem gjykoni si një prind dhe jo si nje politikan. Faleminderit per mirekuptimin”.